Rreth Trajnimit
Ne të gjithë priremi drejt një stili lidershipi më shumë se një tjetër, për shkak të preferencave tona personale, aftësive, modeleve, roleve etj.. Por një qasje nuk i përshtatet të gjithë skenarëve: disa situata dhe njerëz kërkojnë një qasje të shpejtë, të qëndrueshme, nga lart-poshtë, ndërsa tjera situata arrijnë sukses me përgjegjësi të përbashkëta dhe lirinë për të planifikuar, vendosur dhe vepruar. Në biznes, “udhëheqja transformuese” është shpesh stili më efektiv për t’u përdorur. Udhëheqësit e suksesshëm e dinë se, asgjë nuk e drejton një organizatë më mirë, se vizioni tërheqës, i vlefshëm dhe i arritshëm për të ardhmen. Vizioni është çelësi i lidershipit dhe çdo udhëheqës duhet të përdorë një proces logjik për të krijuar dhe zbatuar një ndjenjë të re e të fuqishme të drejtimit në organizatën e tij/saj.
Në këtë modul do të trajtojmë jo vetëm domosdoshmërinë e një vizioni për suksesin e biznesit tuaj, por edhe si ta zhvilloni dhe ta mbani atë vizion. Gjithashtu do të shqyrtojmë disa nga aftësitë dhe mjetet thelbësore që kërkohen për të sjellë ndryshim. Aftësi që kanë të bëjnë me formimin dhe qartësimin e ëndrrave dhe ideve të dikujt, ndarjen e këtyre ideve me të tjerë, transformimin e tyre në veprime dhe përfshirjen e ndihmës së të tjerëve për t’i realizuar këto ëndrra dhe ide. Këto aftësi përfshijnë komunikimin, ndërveprimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve brenda një organizate ose sistemi shoqëror në mënyrë që të shkohet drejt aspiratave më të larta.
- Njohuri dhe kuptim mbi konceptet bazë të lidershipit
- Kuptim mbi rëndësinë e vizionit në suksesin e një biznesi
- Njohuri mbi rëndësinë e të menduarit strategjik dhe planifikimit strategjik
- Kuptim se çfarë është stili i lidershipit dhe si ndikon në vendin e punës.
- Njohuri me stilet më të zakonshme të lidershipit në vendin e punës,
- Kuptim se çfarë kërkohet në një stil lidershipi dhe si ta përcaktojmë atë.
- Të mësuarit se si të zhvillojmë stilin personal të lidershipit.
- Të njohurit se cila është rruga drejt një lidershipi të suksesshëm.
Vendi
Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë
Informacion
- Çmimi:Falas
- Vendet:10
- Vend i rezervuar:0
Kjo ngjarje ka skaduar