“Që të jesh i suksesshëm duhet të kesh aftësinë të qëndrosh në këmbët e tua, qoftë tek për tek, qoftë para grupit dhe të bësh një prezantim që është bindës dhe i besueshëm”-Midge Costanza
E folura në publik përfshin çdo lloj komunikimi që ndodh para një grupi njerëzish ose një audience më të gjerë. Një komunikim i tillë mund të jetë një aftësi që shfaqet si çdo talent tjetër, por mbi të gjitha (dhe të gjithë shembujt e folësve më të mëdhenj të njerëzimit e vërtetojnë këtë) ai është rezultat i një stërvitjeje të vazhdueshme. Që të jetë efikas, duhen njohur mirë elementët që përfshihen gjatë një ndërveprimi të tillë si psh: analiza e audiencës, puna kërkimore paraprake, zgjedhja e temës, hartimi i fjalimit në mënyrë të strukturuar, mposhtja e etheve të skenës dhe arti i të bindurit. Të folurit në publik mund të shkaktojë ndryshime dhe kjo është ajo që shumë nga ne dëshirojnë të bëjnë në jetë: të bëjnë ndryshime, ta ndryshojnë botën në mënyra të vogla. Të folurit në publik të ofron një mundësi për të bërë ndryshim në dicka për të cilën ke interes të vecantë.
Programi do të analizojë të gjithë faktorët që ndikojnë në përgatitjen dhe mbajtjen e një fjalimi të mirë para publikut si edhe do të argumentojë shkaqet se përse e folura në publik vazhdon, edhe sot e kësaj dite, të mbetet një formë e rëndësishme e komunikimit, pavarësisht formave të reja të mundësuara nga zhvillimet teknologjike.
Përmbajtja e kursit
Të folurit dhe të dëgjuarit
-
Të folurit në publik
-
Etika dhe të folurit në publik
-
Dëgjimi
-
Shtojcë: Të mbash fjalimin tënd të parë (prezantim ose vetëprezantim)