Ne të gjithë priremi drejt një stili lidershipi më shumë se një tjetër, për shkak të preferencave tona personale, aftësive, modeleve, roleve etj.. Por një qasje nuk i përshtatet të gjithë skenarëve: disa situata dhe njerëz kërkojnë një qasje të shpejtë, të qëndrueshme, nga lart-poshtë, ndërsa tjera situata arrijnë sukses me përgjegjësi të përbashkëta dhe lirinë për të planifikuar, vendosur dhe vepruar. Në biznes, “udhëheqja transformuese” është shpesh stili më efektiv për t’u përdorur. Udhëheqësit e suksesshëm e dinë se, asgjë nuk e drejton një organizatë më mirë, se vizioni tërheqës, i vlefshëm dhe i arritshëm për të ardhmen. Vizioni është çelësi i lidershipit dhe çdo udhëheqës duhet të përdorë një proces logjik për të krijuar dhe zbatuar një ndjenjë të re e të fuqishme të drejtimit në organizatën e tij/saj. Në këtë modul do të trajtojmë jo vetëm domosdoshmërinë e një vizioni për suksesin e biznesit tuaj, por edhe si ta zhvilloni dhe ta mbani atë vizion. Gjithashtu do të shqyrtojmë disa nga aftësitë dhe mjetet thelbësore që kërkohen për të sjellë ndryshim. Aftësi që kanë të bëjnë me formimin dhe qartësimin e ëndrrave dhe ideve të dikujt, ndarjen e këtyre ideve me të tjerë, transformimin e tyre në veprime dhe përfshirjen e ndihmës së të tjerëve për t’i realizuar këto ëndrra dhe ide. Këto aftësi përfshijnë komunikimin, ndërveprimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve brenda një organizate ose sistemi shoqëror në mënyrë që të shkohet drejt aspiratave më të larta.
Përmbajtja e kursit
Kuptimi i Lidershipit
-
Njohuri të përgjithshme mbi kërkimin dhe studimin e lidershipit
-
Përcaktimi dhe përkufizimi i lidershipit
-
Të kuptojmë cfarë është stili i lidershipit.
-
Të njohim cilat janë stilet më të zakonshme të lidershipit në vendin e punës.
-
Njohim qasjet e lidershipit dhe se si kategorizohen stilet sipas tyre.