Menaxhimi i projektit është nje proces dinamik planifikimi, organizimi motivimi ne përdorimin e kontrolluar e te strukturuar te burimeve te vena ne dispozicion për arritjen e qëllimeve specifike në aspekte te ndryshme te jetës ose biznesit.
Projekt është tërësia e aktiviteteve te lidhura me njeri tjetrin, qe kryhen ne menyre te organizuar, qe ka nje FILLIM dhe nje MBARIM te përcaktuar qe prodhon një produkt, shërbim për të përmbushur qëllimet dhe objektivat unike qe sjellin ndryshime të dobishme. Natyra e përkohshme e projekteve qëndron në kontrast me aktivitetet e zakonshme te biznesit apo te jetës se perditeshme që janë aktivitete funksionale të përsëritura, të përhershme ose gjysmë të përhershme për të prodhuar produkte ose shërbime.
Sfida kryesore e menaxhimit të projektit është arritja e të gjitha qëllimeve dhe objektivave të projektit, brenda afatevee buxhetit te percaktuar dhe me cilësinë e kërkuar. Ne kete kuadër, kërkohet që të optimizohet alokimi i inputeve të nevojshme dhe t’i integrohen ato për të përmbushur objektivat e paracaktuara.
Përmbajtja e kursit
Çfare eshte nje Projekt
-
Çfare eshte nje Projekt?
-
Termat kryesore qe perdoren ne Projekt
-
Qellimi i Projektit. Dallimi midis Projektit dhe Jo-Projektit
-
Cikli i nje Projekti