Planifikimi strategjik është një dokument i shkurtër i shkruar që ka natyrë vizionare, konceptuale dhe drejtuese që përshkruan qëllimin e kompanisë, udhëzimet dhe strategjitë për arritjen e qëllimit bazuar në mjedisin në të cilin kompania po operon. Hartimi i dokumentit të planit strategjik mundëson që ai të kuptohet më mirë nga partnerët dhe nga stafi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse staf i ri punësohet në kompani.
Arsyeja e planifikimit strategjik është të ndihmojë kompaninë në krijimin e përparësive dhe për të shërbyer më mirë nevojat e palëve të interesuara. Një plan strategjik duhet të jetë fleksibël, praktik dhe të shërbejë si një udhëzues për zbatimin e programeve, vlerësimin se si po ecin këto programe dhe bërjen e ndryshimeve kur është e nevojshme.
Bazuar në sa me sipër, kuptimi i konceptit të strategjisë dhe njohuritë mbi të janë te rëndësishme sepse burimet në dispozicion për të arritur qëllimet janë zakonisht të kufizuara. Në mbështetje të planifikimit strategjik, strategjia në përgjithësi përfshin vendosjen e qëllimeve, përcaktimin e veprimeve për të arritur qëllimet dhe mobilizimin e burimeve për të ekzekutuar veprimet. Një strategji përshkruan se si do të arrihen qëllimet përfundimtare me mjetet ose burimet.
Ky kurs është receta e plotë për të kuptuar, përcaktuar, formuluar, zbatuar dhe rishikuar strategjinë dhe planifikimin strategjik .
Përmbajtja e kursit
Strategjia dhe Rëndësia e saj
-
Përkufizimi i strategjisë dhe kuptimi i rolit te saj, krahasimi i strategjisë me taktikat
-
Strategjia e përcaktuar
-
Strategjia krahasuar me taktikat
-
Tre elementet për një strategji te suksesshme
-
Rëndësia e strategjisë