Ekipi i menaxhimit të një kompanie ndikon në shumë drejtime të aktivitetit të saj duke filluar nga produktiviteti dhe ruajtja e punonjësve të përfitimi i biznesit dhe objektivat afatgjata. Në këtë kontekst, trajnimi i vazhdueshëm i supervizorëve/menaxherëve i sjell përfitim kompanisë në shumë mënyra, duke përfshirë:
Rritja e produktivitetit: supervizorët/menaxherët që komunikojnë siç duhet me ekipin e tyre priren të kenë punonjës që janë më produktivë dhe të motivuar për të bërë më të mirën e tyre.
Rritja e besimit të supervizorit/menaxherit: Kjo ndihmon në rritjen e besimit të tyre dhe siguron që ata të kenë mjetet për të pasur sukses në pozicionin e tyre të ri. Një supervisor/menaxher i mirë kupton se si t’i bëjë punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe se ata po kontribuojnë në suksesin e organizatës. Kjo mund të frymëzojë besnikërinë dhe dëshirën për të vazhduar punën për një kompani që vlerëson punën e tyre.
Lehtësimi i tranzicionit: Për shumë supervizorë, një nga pjesët më të vështira të marrjes së detyrës së tyre të re është kalimi nga të qenit një nga pjestarët e grupit në të qenit udhëheqës i grupit, nga të qenit shok në një shef.
Të mësuarit dhe përmirësimi: Delegimi, motivimi, trajnimi dhe shumë përgjegjësi të tjera të reja që vijnë nga detyra mund të mësohen dhe përmirësohen.
Përmbajtja e kursit
MENAXHIMI DHE MENAXHERET
-
Përkufizimi i Organizatës
-
Çfarë nënkuptohet me termin menaxhim dhe menaxher.
-
Çfarë nënkuptohet me termin menaxhim dhe menaxher.
-
Cilësitë dhe matja e performancës se Menaxheriale
-
Teknikat e menaxhimit
-
Dallimi midis efikasitetit dhe efektivitetit
-
Evolucioni i teorisë së menaxhimit